Flash News

Ditari i Opozitës

Ambasadorja franceze i shkon Bashës në selinë blu, zgjedhjet e 25 prillit në fokus të takimit

Ambasadorja franceze i shkon Bashës në selinë blu, zgjedhjet e 25

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq është duke zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus të diskutimit janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, pasi pretendon se ka patuar abuzime nga ana e mazhorancës, si presione dhe shantazhe ndaj votuesve, përdorimi i administratës në zgjedhje dhe shit-blerje të votës.

Partia Demokratike është duke pregatitur një dosje me të gjitha parregullsitë e evidentuara për t'ia adresuar më pas OSBE-ODIHR.

Të fundit