Flash News

Ditari i Opozitës

Amendamenti Rama-Balluku, Berisha: Kushtetuesja e rrëzoi këtë marrëzi, nuk pranon të mbrojë me mospezullim

Amendamenti Rama-Balluku, Berisha: Kushtetuesja e rrëzoi këtë

Kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar nismën e qeverisë Rama për ndryshime ligjore, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shkelur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për media, Berisha ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002, ku ishin rrëzuar ligjet dhe amendamentet që tentonin të siguronin mbrojtje shtesë për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Berisha tha Kushtetuta përcakton nivelin e mbrojtjes për institucionet dhe funksionet e tyre, dhe nuk lejon mbrojtje shtesë apo pezullim të ligjit.

Berisha: Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie si ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi numër 212 i vitit 2002 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Edi Rama sot do t’ia japin. Jo, tha gjykata, thjesht ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta.

Kushtetuta ka përcaktuar këtë nivel mbrojtje. Ka përcaktuar nivel mbrojtje autorizimin nga parlamenti për kufizimin e lëvizjeve, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe unë e përgëzoj. E rrëzoi në rastin e Sali Berishës dhe unë e përgëzoj atë, pavarësisht se është një vendim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, por ata nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë.

Pra, nuk lejon pa autorizimin e parlamentit, kufizimin e lëvizjes. Nuk lejon arrestimin.

Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij. Kushtetuta në asnjë germë, në asnjë nen nuk pranon të mbrojë me mospezullim.

Të fundit