Flash News

Ditari i Opozitës

Amnistia Fiskale, Meta thirrje qeverisë të tërhiqet: Synon të ligjërojë qindra miliona euro evazion

Amnistia Fiskale, Meta thirrje qeverisë të tërhiqet: Synon

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga ligji për Amnistinë Fiskale.

Në një konferencë për mediat, Meta iu referua kërkesës së FMN-së e cila parashtroi disa kushte që qeveria duhet të përmbushë fillimisht përpara se të vendosë miratimin e ligjit.

Meta tha se amnistia fiskale do të dëmtonte bashkëpunimin me vendet partnere. Meta u shpreh se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursime të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, pro të ligjërojë qindra miliona euro evazion.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si kartë për daljen nga burgu për të gjithë shmangësit e taksave. Nuk kemi ende një administratë kompetente dhe duhet një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave. Do të dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, është e qartë se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursime të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, por të ligjërojë qindra miliona euro evazion që janë bërë nga kompani të ndryshe me bekimin e qeverisë”, tha Meta.

Të fundit