Flash News

Ditari i Opozitës

“Amnistia fiskale për çunat e Londrës”, Kraja: Skemë që nxit evazionin fiskal dhe korrupsionin

“Amnistia fiskale për çunat e Londrës”, Kraja:

Ekonomisti Akil Kraja ka folur për nismën e qeverisë ‘Amnistinë Fiskale’.

Në një intervistë për “Radar Informativ” në ABC, Kraja tha se nuk do të sjellë me shumë taksa, sikurse pretendohet, por është skemë që do të nxisë evazion fiskal dhe korrupsion. Sipas tij, nga amnistia do të përfitojnë të afërmit e politikanëve.

“Amnistia fiskale nuk do të sjellë më shumë taksa. Kur një sipërmarrësi i kërkohet të paguajë taksat dhe ai ka akses në paratë e drogës, ai nuk paguan taksa, njëri gjobitet, tjetri mbështetet. Kjo është konkurencë e pandershme. Kam përshtypjen se amnistia fiskale do të shkojë për inceneratorët.

Ndërkombëtarët janë shprehur kundër nismës. Është një metodë për të mos paguar taksa. Kjo s’ka të bëjë me emigrantët e thjeshtë, ka të bëjë me “çunat e Londrës”. Nxit më shumë ekonomi informale, evazionin fiskal dhe korrupsionin. Amnitia që po bën Rama nuk është e zbatuar në vende të tjera. nga kjo amnisti mund të përfitojnë të afërmit e politikanëve”, tha ai. 

Të fundit