Flash News

Ditari i Opozitës

Amnistia fiskale, Teliti: Rama është gati të sakrifikojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Amnistia fiskale, Teliti: Rama është gati të sakrifikojë

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorjan Teliti, ka folur rreth projektligjit të amnistisë fiskale për të cilën qeveria është shprehur se nuk do të tërhiqet pavarësisht kritikave.

I ftuar në studion e ‘Open’ në News 24, Teliti tha se amnistia i hap rrugë pastrimit të parave. Sipas tij, Rama do të sakrifikojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të jetë një paketë që do të japë rezultate negative.

“Kjo amnisti i hap rrugën pastrimin e parave të pista, parave të zeza, jo gri.  Sidomos edhe në prag të zgjedhjeve, jemi tashmë në ato nderet e radhës, për t’i bërë nder miqve që i kanë ndihmuar në të kaluarën por dhe një thirrje për ndihmë në të ardhmen. Rama si duket është gati për të sakrifikuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Tashmë duke qenë se jemi në fund të muajit shtator, dhe muajt në vijim diskutohen për paket financiare, t’i fusim në një paketë të tërë, një zallamahi e cila fatkeqësisht do japin rezultate negative”, tha Teliti.

Të fundit