Flash News

Ditari i Opozitës

Amnistia Penale? Këlliçi: Sherr mes qeverisë dhe një pakice që mendon për pazarin e radhës

Amnistia Penale? Këlliçi: Sherr mes qeverisë dhe një

Debatet për Amnistinë Penale, për anëtarin e Kryesisë së PD, Belind Këlliçin nuk janë gjë tjetër veç se një sherr mes qeverisë dhe një pakice që ka në fokus vetëm pazaret me Edi Ramën, referuar këtu opozitës së Lulzim Bashës.

 “Akuzat i kanë si aleancat, fluide, herë me Ramën, herë me Ballën, herë me Veliaj, duke qenë se ky është një problem i dukshëm, kanë dalë për të marrë disa minuta TV, nuk i shërben askujt mendimi i një pakice që është i fokusuar te pazaret e Ramës me mazhorancën dhe qeverinë.

Duke e gjykuar një sherrnajë mes qeverisë dhe një shtojsë e të qeverisë, duhet të ketë një qartësi nga qeveria dhe më pas një konsensus të gjerë sepse mund të ketë shumë të burgosur që presin t’i shkurtohet dënimi”, tha Këlliçi në A2 CNN.

 

Të fundit