Flash News

Ditari i Opozitës

Amnistia Penale, Noka: Nuk është arritje, por e nevojshme

Amnistia Penale, Noka: Nuk është arritje, por e nevojshme

Pas miratimit në Kuvend të Amnistisë Penale,  Flamur Noka deklaroi se ajo që ndodhi nuk është arritje, por një vendim i domosdoshëm për të zbutur gjendjen ku ndodhet sistemi.

Në studion e Top Story, Noka është shprehur se prej disa vitesh Policia e Shtetit nuk punonte por rrinte sa për të plotësuar statistikat.

 

“Nuk mund të them se është arritje, por në gjendjen ku e kanë katandisur situatën e arrestimeve, burgjeve në shqipëri, ky shtet, kjo qeveri, ishte e nevojshme që të ndërhyhej.

Prej vitesh Policia e Shtetit nuk po punonte, por është aty për të plotësuar statistikat.

Ne kemi qenë të interesuar të përfitojnë të gjithë protestuesit, që u lanë rrugëve dhe nëpër biruca dhe kanë që në 2017 që janë në procedime penale.

Jemi kujdesur që për ndërtimet pa leje të kullave, të mos ketë amnisti. Zyrtarët e lartë që deklarojnë pasuri dhe që janë të arrestuar të mos përfitojnë. Të gjithë ata që deklarojnë pasurinë nuk mund të përfitojnë, kjo është baza e dyshimeve tona”, tha Noka.

Të fundit