Flash News

Ditari i Opozitës

Analisti: Ardhja e Trump në pushtet mund të zvogëlojë ndikimin e Ramës në SPAK

Analisti: Ardhja e Trump në pushtet mund të zvogëlojë

Me fitoren e Donald Trump si Presidenti i ri i SHBA-ve, politikat ndërkombëtare dhe ekonomike priten të njohin ndryshime.

Analisti Arion Sulo mendon se Non-grata e Sali Berishës mund të shkojë në tryezën amerikane. Ai kujton një deklaratë  të një prej njerëzve më të afërt të  presidentit Trump se administrata e tij nuk ka lidhje me "çështjen Berisha".

"Kjo është një legjendë e shpikur nga të majtët. Nuk ka prova", tha analisti Sulo në RTSH.

Lidhur me reagimin e kryeministrit Rama, Sulo vlerësoi se ai nuk është i gëzuar për fitoren e Turmpit.

Në vlerësimin e tij zoti Sulo tha se ardhja në pushtet e Trump mund të zvogëlojë ndikimin e Ramës në SPAK dhe reformën në drejtësi.

Zoti Sulo ju referua edhe lajmeve se dhëndërri i zotit Tramp, synon të investoje në Sazan dhe Zvërnec, duke konkluduar se Shqipëra nuk mund të shitet e të blihet që zoti Rama të rrijë në pushtet.

 

 

 

 

Të fundit