Flash News

Ditari i Opozitës

Analiza e Berishës pas takimeve në jug të vendit: Shpopullimi i paimgjinueshëm!

Analiza e Berishës pas takimeve në jug të vendit: Shpopullimi i

Pas takimeve të zhvilluara në jug të vendit, ku pa nga afër situatën dhe u njoh me shqetësimet e qytetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Lideri i demokratëve thotë se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike dhe se shpopullimi është i paimagjinueshëm. Ai u ndal edhe te mbyllja e bizneseve.

“Falenderim për debatin e hapur, mendimet dhe opinionet që shprehen në takimet që unë zhvillova në salla, në rrugë, në kafene, me qytetarët e Gjirokastrës, Derviçanit, Memalijt, Libohovës.

Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.

Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat.

E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut. Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot”, tha Berisha .

Të fundit