Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW: A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë liderin e tyre historik Berisha në grupin e tyre të ri parlamentar? Analistë të pavarur të Tiranës në opinione të mëparshme të dhëna për DW janë shprehur, se "fati politik i PD është ndarja e Bashës nga Berisha”.
Tanimë nga SHBA kërkohet qartë që lideri historik i PD, ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha, të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri. Kërkesa vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) për shpalljen e Berishës "person i padëshiruar”, të cilit për shkak të "akteve korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri” i ndalohet hyrja në territorin e SHBA.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i bëri presion PD të premten, (30.07) të përjashtojë ish-kryetarin e saj, Sali Berishën, nga deputetët e grupit të ri parlamentar, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021.
Në një deklaratë për gazetarët, të dhënë në selinë e PD, pas takimit me kryetarin e saj Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim, theksoi të premten "përgjegjësinë e kryetarëve të partive për të siguruar që kur të futen në parlament të shoqërohen nga anëtarë që meritojnë të përfaqësojnë Shqipërinë”.
Edhe pse ambasadorja amerikane nuk përmendi emrin e Berishës në deklaratën e saj për gazetarët nga selia e PD pas takimit me Bashën, nuk kishte asnjë ekuivok, që e kishte fjalën për Berishën, në kontekstin e cilësimit të tij nga DASH, "person i padëshiruar, që ka kryer” akte korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”
Në urdhrin ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, në fillim qershorin e këtij viti, për pezullimin e hyrjes në SHBA dhe bllokimin e pasurive të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, korrupsioni u konsiderua ”cënim i sigurisë kombëtare të SHBA ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë.”
Vetë Sali Berisha, i rizgjedhur deputet i PD, në Zgjedhjet Parlamentare 2021, ka deklaruar pas vendimit të DASH ndaj tij se "pret me padurim të jetë në Parlamentin e ri.”
Kim: Ironi historike, tragjedi për Shqipërinë
Nëse kjo ndodh ambasadorja amerikane Yuri Kim parashikon të jetë "ironi historike, tragjedi për Shqipërinë”. "Nëse PD "do të hante bar” për hir të interesave të një njeriu,” sqaroi ajo më tej në deklaratën për gazetarët.
Berisha, që i ka quajtur "pa baza” vendimin e DASH ndaj tij dhe ka ngritur padi në Gjykatën Korrektuese në Paris kundër DASH "për shpifje publike”, përsëriti të premten, (30.07) se "është deputet që do të ulet krenarisht në vendin e tij në Parlament me një motivim më të madh se asnjëherë tjetër. Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë,” theksoi ai në një njoftim për shtyp.
PD: Drejt të ardhmes apo e ngulur tek e shkuara?
Kryetari i PD, Lulzim Basha, që fitoi mandatin e tretë për të drejtuar PD në zgjedhjet e 13 qershorit të këtij viti, pas tre humbjesh radhazi të zgjedhjeve, nuk ka dhënë deri më tani asnjë sinjal në drejtimin që kërkojnë SHBA. Ai ka bërë thirrje për "transparence faktesh nga DASH” dhe e ka cilësuar Berishën, pas shpalljes së vendimit nga DASH ”udhëheqësin shqiptar që ka dhënë kontributin më të ꞔmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë,” cilësime që bien ndesh me vendimin e sipërpërmendur, ku arsyet e ndalimit të hyrjes në SHBA përcaktohen nga "akte korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”
Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj Berishës është i qartë edhe pse kreu i PD ka shmangur deklarime publike lidhur me këtë çështje edhe pas rizgjedhjes së tij kryetar. Por tani atij i duhet ta zgjidhë atë brenda disa javëve, para 12 shtatorit kur fillon punën Parlamenti i ri.
"Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të shkuarës,” theksoi ambasadorja amerikane Yuri Kim, në deklaratën e saj për mediat.
Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj vendimit të DASH parathotë vështirësi për të marrë vendimin e imponuar qartësisht nga SHBA, kundër "babait politik”, si shihet raporti Basha-Berisha, që nga 2013, kur ky i fundit dha dorëheqjen nga kryesimi 23 vjecar i PD pas humbjes së Zgjedhjeve Parlamentare dhe pasardhës u zgjodh Lulzim Basha.
Pas presionit të fuqishëm të SHBA pritet që forumet e PD të marrin vendim për zhvillimin sa më parë të votimit nga anëtarësia pro ose kundër hyrjes të Berishës në Parlamentin e ri.
Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, që konkurroi në garën për kryetar të 13 qershorit të këtij viti, deklaroi në median sociale se ka bërë thirrje që "demokratët të shohin nga e ardhmja, të ndahen nga cdo trashëgimi që na korrupton, që na mban peng, sado emocione të na lidhin me atë.” DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38