Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW: PD në krizë të thellë ekzistenciale, ringritje apo ndarje e Partisë Demokratike?

Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur "Person non grata” nga qeveria amerikane për "vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri” dhe tjetri me mbështetës të liderit aktual, Basha. Si kurrë më parë në historinë 31-vjeꞔare të PD, pritet të mbahen dy Kuvende Kombëtare: njëri të shtunën, më 11 dhjetor, i drejtuar nga Berisha, tjetri më 18 dhjetor i drejtuar nga Basha, ku delegatë janë mbështetësit respektivë të secilit.
Kuvendi Kombëtar i drejtuar nga Berisha vjen pas një maratone 3 mujore të lëvizjes së inicuar prej tij, të njohur si "Foltore", një bashkëbisedim me demokratët e bazës. Sipas Berishës qëllimi i lëvizjes është "rithemelimi i PD, rikthimi i votës së lirë dhe me gjasa shkarkimi i kryetarit Basha. Por „Foltorja" dhe gjuha denigruese kundër Bashës nisi vetëm në shtator, menjëherë pas vendimit të tij që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD si i shpallur "non grata."
Kuvendin tjetër kombëtar, Basha, i rizgjedhur para 6 muajsh me 81 përqind të votave të demokratëve, e prezanton si „kuvend të rikthimit të unitetit dhe shpresës tek PD."
Basha ka deklaruar se nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të PD të drejtuar nga Berisha dhe e ka cilësuar atë „një foltore tjetër në Tiranë".
Çfarë nxjerr në dritë kriza në PD?
Aleksandër Çipa , analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, e sheh krizën aktuale në PD si „krizë të udhëheqësve politikë të tranzicionit post-komunist".
„Kjo krizë po ekspozon rishtazi fuqimisht sëmundjet e këtyrë udhëheqësve: mungesën e ideve dhe të programeve të reja në skenën politike dhe të konkurimit politik. Janë të pareformueshëm, të pashqitshëm, as për arsye dialektike, nga drejtimi i partive. Janë të pandëshkueshëm dhe përdorues të financave të dyshimta edhe për veprimtari politike me kosto dhe në sy të publikut. Janë të devotshëm dhe egërshanë kur bëhet fjalë për të mos humbur monopolin drejtues ose zotërues në partitokracinë e vendit. Janë garantët e stanjacionit dhe status quo-së së varfërisë në Shqipëri," - thotë për DW, Aleksandër Çipa.
Rrezik për autoritarizëm dhe disbalanca politike
Ai thekson se „kriza aktuale e PD-së shumëfishon risqet e autoritarizmit dhe të disbalancave politike në Shqipëri. Ky protagonizëm i vjetëruar në nivelet e larta politike shumëfishon mundësitë për korrupsion dhe ineficencë kontrolli në administrimin e shtetit dhe funksioneve të pluralizmit politik në Shqipëri" - thotë për DW, Aleksandër Çipa
A mund Berisha ta ringrejë PD?
Në situatën e krijuar në PD dy alternativa shfaqen si zhvillime të pritshme: Rikthimi i unitetit, ringritja e PD ose ndarja, copëtimi i saj në dy parti të ndryshme opozitare.
Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet i PD thotë për DW se shpresat për ringritjen e PD i mban tek Kuvendi i saj Kombëtar, të drejtuar nga Berisha.
"Ky kuvend është hapi i parë dhe i madh drejt një projekti të ri, drejt një PD që ngjall shpresë në shoqërinë shqiptare dhe meriton besimin e gjerë të elektoratit. Status quo-të e tetë viteve të fundit janë të papranueshme për PD-në dhe të dëmshme për demokracinë shqiptare. Tollovia në PD është pasojë e rikandidimit të drejtuesve të PD edhe pas tetë vitesh humbjesh radhazi të zgjedhjeve” - thotë për DW, Genc Pollo.
Sipas tij PD e rithemeluar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit "do të ketë si detyra prioritare krijimin e profilit të kësaj partie si një opozitë e besueshme dhe demokratike. Më tej duhet të ndodhë evoluimi i saj si bartëse e besimit të shumicës së elektoratit. PD e pas 11 dhjetorit do të ketë kohën e vet për t'u zhvilluar dhe përshtatur,”
Kurse analisti, Aleksandër Çipa, mendon se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, sintezë e lëvizjes "Foltorja” nuk mund ta ringrejë PD. "Berisha po e trajton dhe përdor këtë lëvizje të re për t'u rikthyer në krye të PD për arsye parësore personale. Prandaj ndarja mes përfaqësuesve të shumtë të drejtuesve aktualë të kësaj partie është e thellë dhe sipas shenjave nuk ka lëvizje dhe investime për kompromis,” thotë ai për DW.
Gjasat për rikthimin e Berishës në krye të PD, Çipa, i sheh si "një lëvizje retrograde që nuk e forcon forcën më të madhe opozitare në Shqipëri.”
"Rikthimi i tij e thellon krizën në PD në disa drejtime: krizën e lidershipit, krizën e partneritetit me SHBA, krizën e rikthimit të besimit për rotacion politik. Berisha është politikani më i moshuar dhe më i konsumuar i skenës politike në Shqipëri. Rikthimi i tij në krye të PD do të krijonte një vonesë reformuese të krejt opozitës në Shqipëri dhe ndarja e PD do të jetë e pandalshme,” thekson ai për DW.
Ndërkohë shpallja "Person non grata” nga qeveria amerikane e ish-kryeministrit Berisha dhe e familjes së tij ka të bëjë edhe me një proces juridik që pritet të realizohet nga institucionet e drejtësisë kombëtare, vëren Çipa.
A mundet që Basha ta ringrejë PD?
Kriza në PD e gjen kryetarin e saj Basha me një bilanc humbjesh që ai ia ka faturuar kryesisht partisë kundërshtare në pushtet, PS, që e ka stigmatizuar si "vjedhëse votash dhe autore të masakrës zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit.”
"Status quo të tipit "m'u deshën 8 vjet në opozitë për t'u emancipuar nga Berisha dhe më duhen edhe 8 të tjera, po në opozitë, që të emancipohem nga Rama janë të papranueshme për PD dhe të dëmshme për demokracinë shqiptare” thotë për DW Genc Pollo. DW
A mund ta ringrihet PD nën drejtimin e Bashës? Në kushtet e krizës aktuale që po kalon PD dhe zhvillimit të Kuvendit të saj Kombëtar më 18 dhjetor, kjo është një pyetje që e ngre gjithë pjesa progressive e shoqërisë në Shqipëri, që e kupton domosdoshmërinë e një opozite të fuqishme.
"Refuzimi i rikthimit të Berishës në krye të PD-së nuk është pranim i vijimit të drejtimit të saj nga Basha. Humbjet në disa procese zgjedhore janë argument i fuqishëm dhe provë e mjaftueshme për reagimin moral të dorëheqjes nga detyra e kryetarit,” thotë analisti Aleksandër Çipa.
Zgjidhja: Kapacitetet e reja të PD.
Berisha ftoi të premten, (10.12) në prag të Kuvendit Kombëtar, kryetarin Basha që të marrë pjesë në atë që ai e quan ”rithemelim të PD”. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi deklaroi të premten që "asnjë organ i PD nuk do të marrë pjesë në tubimin e 11 dhjetorit”. Në këto kushte zgjidhja e krizës duket se ndodhet përtej Berishës dhe Bashës.
"Në kushtet e reflektimit moral dhe politik, të pranimit të nevojës urgjente për një reformim energjizues dhe lidershipi të opozitës në Shqipëri, lipset konsensusi mes dy grupimeve kundërshtare dhe jo dy protagonistëve, Berishës dhe Bashës. PD ka kapacitete intelektuale, politike dhe ekspertizë politike që mund të arrijnë një zgjidhje," thotë për DW Çipa.
Në horizont shfaqet ndarja më shumë se konsensusi mes dy grupimeve të PD nisur nga lufta e egër ndaj Bashës dhe grupimit të tij, në javët e fundit.
"Nëse më 11 dhjetor, mund të ketë akte force apo uzurpim të mjediseve të selisë së PD, kriza mund të hyjë në një fazë të re, më të rrezikshme dhe me më tepër pasoja shumëplanëshe,” parashikon analisti Aleksandër Çipa.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38