Flash News

Ditari i Opozitës

Andia Ulliri kërkon mandatin e dytë, por në listën e hapur të PD: Jemi më të fortë se kurrë

Andia Ulliri kërkon mandatin e dytë, por në listën e hapur

Deputetja e re Andia Ulliri do të kandidojë në listën e hapur të PD për qarkun e Durrësit.

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se kandidimi i saj në listën e hapur është një mesazh i qartë.

"Ne jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur për të garantuar zgjedhje të ndershme, të lira dhe paqësore. Kjo është fuqia jonë, forca jonë dhe rruga drejt fitores!", shkruan Ulliri. 

Postimi i plotë:

Të dashur demokratë dhe qytetarë të Qarkut Durrës,
Jam e nderuar të shpall rikandidimin tim për zgjedhjet e 11 Majit në listën e Partisë Demokratike.
Së bashku kemi kaluar shumë sfida! Socialistët janë përpjekur të na izolojnë, të na censurojnë dhe të na mohojnë të drejtat tona themelore. Por ne nuk jemi dorëzuar! Protesta në Thumanë-Kashar, protesta në Rinas dhe çdo betejë tjetër që kemi zhvilluar krah për krah janë dëshmi e forcës sonë.
Kandidimi ynë në listën e hapur është një mesazh i qartë: ne jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur për të garantuar zgjedhje të ndershme, të lira dhe paqësore. Kjo është fuqia jonë, forca jonë dhe rruga drejt fitores!
Unë ju garantoj se do të vazhdoj të jem një zë i fortë për të gjithë qytetarët, duke mbrojtur të drejtat, interesat dhe të ardhmen që meritojmë.
Ne do të sigurojmë që Kruja dhe Fushë-Kruja të kenë përfaqësimin që u takon dhe do ta arrijmë fitoren e shumëpritur!
Shqipëria do të jetë madhështore!

Të fundit