Flash News

Ditari i Opozitës

Andrea Mano zëvendëson Ervin Salianjin në Kuvend, KQZ miraton kalimin e mandatit

Andrea Mano zëvendëson Ervin Salianjin në Kuvend, KQZ miraton

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar kalimin e mandatit të deputetit për Andrea Manon, i cili do të zëvendësojë Ervin Salianjin në Kuvendin e Shqipërisë, në Qarkun e Korçës.

Pas verifikimeve të nevojshme, KQZ konfirmoi se Andrea Mano kishte dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda afateve ligjore dhe se të dhënat e tij nuk përbënin asnjë pengesë për t'u zgjedhur deputet. Përfaqësuesja e KQZ-së theksoi se nuk ishin konstatuar ndryshime në gjeneralitete apo dënime të formës së prerë.

Andrea Mano ka një histori të gjatë në politikë, duke mbajtur më parë postin e Prefektit të Qarkut të Korçës dhe duke qenë kryetar i degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2021 dhe dorëheqjes nga posti i kreut të PD-së në Korçë, ai ka qëndruar jashtë politikës aktive për tre vjet.

Vendimi për kalimin e mandatit vjen pas dënimit me një vit burgim të Ervin Salianjit, i cili është akuzuar për shpifje ndaj Qeverisë, duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Partia Demokratike ka kritikuar këtë vendim si hakmarrje politike nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, duke e quajtur të pabazuar në prova dhe në ligj.

Të fundit