Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtarësimi në BE, Berisha: Horizont i pamundur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale

Anëtarësimi në BE, Berisha: Horizont i pamundur nga Edi Rama dhe

Kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi një horizont të pamundur anëtarësimin e vendit në BE nga qeveria e Edi Ramës.

Duke folur nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’, Berisha tha se Shqipëria që nga viti 2013 de facto ka ecur me ritmet më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.

Ky anëtarësim është bërë një horizont i pamundur nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.

Kështu që Shqipëria miqtë e mi, nga viti 2013 gjer sot, de facto ka ecur jo me ritmet e breshkës, por me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.

Në qoftë se ndalemi vetëm dy vitet e fundit, pas miratimit në parim të hapjes së negociatave, çfarë ndodhi? Duhet të hapeshin në fakt vetëm dy-tre muaj pas parimit.

Kanë kaluar 2-3 vjet. U tha në dhjetor, por në dhjetor erdhi lajmi tjetër se shtohen kushtet për Shqipërinë, para se të hapen negociatat.

Miqtë e mi, beteja për të çelur dyert e Europës është betejë e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë.

Kemi mbetur dhe rrimë jashtë jo se BE nuk ka bërë dhe nuk bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në krye kemi një qeveri, një kryeministër që nuk ka asnjë interes kombëtar, asnjë interes shoqëror, asnjë interes evropian, por vetëm interesa të pasurimit të vet, interesa kriminale”, tha Berisha.

Të fundit