Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtari i Këshillit Kombëtar: Deputetët kanë paguar nga 500 mijë euro që të ishin në listat e Bashës

Anëtari i Këshillit Kombëtar: Deputetët kanë paguar nga

Bislim Ahmetaj, anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar më 30 Prill, deklaroi se deputetët demokratë kanë paguar duke filluar nga 500 mijë euro për t’u bërë pjesë e listës së Lulzim Bashës.

I ftuar në Report Tv, Ahmetaj tha se me Kuvendin e 30 Prillit u rikthye vota dhe gara, ndërsa lidhur me deputetët të cilët bojkotuan Kuvendin, tha se janë një pakicë e vogël e papërfillshme.

“Në 30 prill u kthye vota, u kthye gara dhe u zgjodhën 150 anëtare. Kontestime do të ketë gjithmonë. Ka ndodhur diçka që është vërtetë entuziazëm, pasi ka pasur për herë të parë votim. Vota është një instrument që shëron çdo plagë. Është një numër i vogël, dhe janë të papërfillshëm në raport me shifrat që ka PD. Deputetët kanë paguar duke filluar nga pagesa 500 mijë euro që të jenë pjesë e listës. I kam dëgjuar. Mungesa e këtyre deputetëve në 30 prill është shkak i kësaj natyre, apo burime që i kanë krijuar deri në mënyrë joligjore. Nuk është votuar asnjëherë se cili do jetë deputet i PD-së është vendosur në zyrën e Bashës. Të gjitha vendimet e Bashës kanë qenë në shërbim të Edi Ramës”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit