Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtari i Këshillit Kombëtar: Anëtarësia e PD është zvogëluar me 28 mijë anëtarë

Anëtari i Këshillit Kombëtar: Anëtarësia e PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha thotë se anëtarësia është zvogëluar me 28 mijë anëtarë që nga 2017-ta.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha akuzon kryedemokratin Basha se në 4 vite, ka nxjerrë ""'28 mijë dëshmorë' si PPSH dikur".

“Në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm 75.067!!!! Kaq mjafton të kuptosh se ne cfare drejtimi po shkojmë. Ne 4 vite ka nxjerr “28.000 deshmor” si PPSH dikur”, shkruan Hoxha.

Të fundit