Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Pas denoncimit tim, ministria ‘regjistron’ 24 orë me vonesë 58-vjeçaren nga Saranda që vdiq nga covid-19

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Pas denoncimit tim,

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jolio Dine deklaron se Ministria e Shëndetësisë ka reaguar, vetëm pas denoncimit të tij këtë mëngjes, duke e përfshirë në listën e personave që kanë humbur jetën nga covid-19 një grua 58-vjeçare nga Saranda.

“Menjëherë pas deklaratës sime sot, Ministria e Shendetesise reagoi me 24 ore vonese duke shpallur si vdekje nga COVID-19 ate te 58-vjecares nga Piqerasi F.V”, shkruan Dine në rrjetet sociale, një ditë bërjes publike të dokumenteve nga kreu i PD, Lulzim Basha, që tregojnë se nga marsi e deri në tetor janë shënuar 923 viktima nga COVID-19 dhe jo 509 siç raporton autoriteti shëndetësor.

Në denoncimin e tij, theksonte se janë 3 raste humbje jetësh që nuk janë në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.

“31 tetor V. I, 62-vjec, Sarande

11 nentor L. K 78-vjec, Delvine

18 nentor F. V 58-vjec, Piqeras-Himare

Keto jane vdekjet qe kane ndodhur ne mjedise spitalore, te evidentuara si pasoje e COVID-19 dhe nuk jane bere publike nga Ministria e Shendetesise.

Ne komunikatat ditore te harkut kohor 31/10 - 19/11, nuk rezulton asnje e dhene per keta persona", shkroi sot në mëngjes anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jolio Dine.

Pas këtij statusi, duket se MSH ka reflektuar, duke përfshirë rastin e gruas nga Piqeras në raportimet ditore të 20 nëntorit.

Të fundit