Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë se Basha fiton zgjedhjet përballë Ramës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha deklaron se treçereku i Kryesisë nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës.

I ftuar në emisionin "Repolitix" , Hoxha thekson se sa i takom vendimeve politike, anëtarët e Kryesisë rreshtohen krah Bashës. Sipas tij, kryesisë i ka humbur dinjiteti.

"Kur ulesh jashtë kamerave me anëtarët e Kryesisë, treçereku i tyre nuk besojnë që Basha fiton zgjedhjet përballë Ramës, jo më përballë partisë dhe kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike rreshtohen krah Bashës. Kjo tregon se kësaj kryesie i ka humbur dinjiteti, Basha ja ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së Partisë", tha ai.

 

Të fundit