Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtari i Kryesisë tregon prapaskenat e mbledhjes së tensionuar: Pikat ku i ndamë

Anëtari i Kryesisë tregon prapaskenat e mbledhjes së tensionuar:

Gazment Koduzi, anëtari i kryesisë së PD ka treguar prapaskenat e mbledhjes së tensionuar të kryesisë. I ftuar në Panorama tv, ai tha se të gjithë anëtarët kanë diskutuar dhe kanë dëgjuar njëri – tjetrin dhe të gjithë ishin dakord, por pika që i ndau ishte nëse duhej të zgjidhej në fillim kryetari dhe pastaj strukturat apo e kundërta.

Në mënyrë metaforike, Koduzi u shpreh se PD është në gjendje agonie dhe ka probleme me ‘trurin’. Sipas tij gjëja e para që duhet të bëhet është të zgjidhet kryetari.

Në ditën e mbledhjes së kryesisë duhet të ndajmë situatën çfarë ka ndodhur brenda sallës dhe çfarë ka ndodhur jashtë pasi janë larguar.

Brenda sallës ka dominuar fryma e diskutimit dhe e mirëkuptimit, ku secili nga ne, përveç dy kolegëve nuk e morën fjalën, kurse të tjerët kanë diskutuar dhe ka qenë një diskutim pavarësisht mendimeve të ndryshme, secili nga ne ka dëgjuar njëri tjetrin. Jo se kanë qenë larg idetë apo mënyrat si e shikonin zgjidhjen e çështjes. Të gjithë ishim në një mendje, por ndaheshim në një pikë, do zgjidhej në fillim kryetari dhe pastaj strukturat apo e kundërta.

Qëndrimi im është se PD është në një gjendje agonie. Nëse e themi në terma mjekësore, PD ka probleme me trurin dhe tashmë kjo duhet zgjidhur patjetër dhe truri është lidershipi i PD. Lideri mban të mbledhur gjithë strukturat.

PD është një institucion, si gjithë institucionet e tjera. Ka nevojë për një kokë, për një lider. Unë jam i opsionit që duhet zgjedhur lideri, duhet hyrë në proces. Hapi i parë është të shpallet lista e votuesve të anëtarësisë. Pra është një proces ku degët do punojnë për të parë dhe definuar listën e anëtarëve. Pastaj do ketë një proces afat për të bërë fushatë. Unë propozova që fushata të jetë një model ku të ketë një takim për çdo degë dhe aty të shkojnë të gjithë kandidatët.

PD është ndarë më dysh që kur u bë përjashtimi i Berishës. Pra dihet diagnoza se çfarë ka ndodhur. Berisha është në të drejtën e tij të mendojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Një grup deputetësh i thanë Bashës dhe Berishës që ju duhet të bëni një hap prapa. Basha bëri një hap prapa, ndërsa Berisha jo. ”, tha Koduzi.

 

Të fundit