Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtari i PD: Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë Bashën, të ndërrojë emrin dhe të bashkohet me parti tjetër

Anëtari i PD: Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë

Anëtari i PD-së, ish-nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet së shpejti dhe nga aty demokratët do të vendosin edhe fundin politik të Lulzim Bashës.

Në një intervistë për Fax News, Hoxha thotë se Kuvendi mund të ç’regjistroje PD-në, mund t’i ndërrojë emrin PD-së, të bashkojë PD-në me një parti tjetër, të shkarkojë kryetarin.

“Kuvendi mund të ç’regjistroje PD-në, mund t’i ndërrojë emrin PD-së, të bashkojë PD-në me një parti tjetër, të shkarkojë kryetarin. Janë zgjedhur me parimin një vote. Janë vendimmarrja e partisë. Kanë shprehur në masën mbi 65% për tu mbledhur. Në kushte anormale ky kuvend mblidhet me anë të mbledhjes së firmave. Edhe sikur të heqë dorë Berisha nga mbledhja, përsëri kuvendi mblidhet. 65% e bazës së partisë është kundër Bashës.

Po mirë mo, do shkojë organi më i madh të pyesë organin më të vogël? Firmat janë gati, po mblidhen akoma më shumë firma. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti. Do shkarkojë Lulzim Bashën. Më pas në zbatim të rregullave do zgjedhim kryetarin e ri. Nga dorëzimi i firmave duhet pritur 30 dite per te thirrur kuvendin. Ne i kemi firmat. Gjykoj se pas Foltores se Lezhes do dorëzohen firmat”, deklaroi Hoxha.

Të fundit