Flash News

Ditari i Opozitës

“Anglia e di”, denoncon Berisha: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll se sistemi TIMS është rrënuar

“Anglia e di”, denoncon Berisha: Në kufirin shqiptar nuk ka

Kreu i PD, Sali Berisha është ndalur gjatë në fenomenin e largimit të të rinjve, kryesisht në Angli përmes gomoneve  në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

Sipas Berishës, në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll pasi sipas tij drejt Londrës vërshojnë nga Shqipëria kriminel jo vetëm shqiptar por dhe nga vende të tjera për arsye se sistemi TIMS është rrënuar.

“Zhurma në Britani të Madhe është e drejtë, autoritetet britanike e dinë që në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll se drejt Londrës kanë vërshuar e vërshojnë nga Shqipëria kriminel jo vetëm shqiptar por dhe nga vende të tjera për arsye se sistemi TIMS është rrënuar. Në këtë mënyrë aeroportet tona u bënë porta eksporti krimi.

Ndaj dhe alarmi i madh, s’jam dakord me asnjë etiketim, por të vërtetën duhet ta shohim në sy.

Akti më i rëndë që mund të bëjë Shqipëria ndaj fqinjëve është eksporti i krimit por është DASH që ka deklaruar në raportin e tij se Shqipëria është epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe të botës”, tha Berisha

 

Të fundit