Flash News

Ditari i Opozitës

"Anija me 2100 ton mbetje industriale, testi i parë i kthimit të Shqipërisë në koshin e mbetjeve të Evropës!"

"Anija me 2100 ton mbetje industriale, testi i parë i kthimit të

Sot në orën 7:30 anija Oliva me 2100 ton mbetje industriale të rrezikshme ka mbërritur në Portin e Durrësit, teksa këto mbetje do të menaxhohen nga një qeveri që ka harxhuar miliona euro për 3 inceneratorë për përpunimin e mbetjeve që nuk i ka vënë asnjë ditë në punë.”, ka shkruar kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

Ai shkruan se jemi përball një skenari të rrezikshëm të kësaj qeverie që nëse nuk ka rezistencë për këto kontejnere më 1200 ton mbetje industriale, hapet rruga që të implementohet projekti i vjetër i importit të mbetjeve të rrezikshme nga mbarë Evropa.

“Sot në orën 7:30 anija Oliva me 2100 ton mbetje industriale të rrezikshme ka mbërritur në Portin e Durrësit, teksa këto mbetje do të menaxhohen nga një qeveri që ka harxhuar miliona euro për 3 inceneratorë për përpunimin e mbetjeve që nuk i ka vënë asnjë ditë në punë.

Groposja do jetë fati i kësaj ngarkesë të rrezikshme, teksa qeveria vijon të mos bëjë publik asnjë plan për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Jemi përballë skenarit të rrezikshëm të kësaj qeverie që nëse nuk ka rezistencë për këto kontejnere më 1200 ton mbetje industriale, hapet rruga që të implementohet projekti i vjetër i importit të mbetjeve të rrezikshme nga mbarë Evropa.

Qytetarët shqiptarë nuk e kanë luksin të qëndrojnë indiferentë përballë këtij skenari ogurzi që do vrasë turizmin dhe të ardhmen e këtij vendi që është kthyer në plaçkë për pazaret e një njeriu të vetëm, Edi Ramës.”

Të fundit