Flash News

Ditari i Opozitës

Ankesat e kandidatëve, PD: Po shqyrtohen me kujdes, do bëhet transparencë

Ankesat e kandidatëve, PD: Po shqyrtohen me kujdes, do bëhet

Partia Demokratike ka reaguar pas mbërritjes së disa ankesave nga kandidatët për kryetarë në zgjedhjet që po zhvillohen në degët e PD në vend.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se ankesat po shqyrtohen me kujdes dhe në transparencë të plotë.

“Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar.

Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor.

Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjëherë nga një parti politike në Shqipëri.

Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Të fundit