Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimi i Alibeajt për 11 dhjetorin, Mustafaj: Shërbimi i fundit që po përpiqet t’i bëjë qeverisë

Ankimi i Alibeajt për 11 dhjetorin, Mustafaj: Shërbimi i fundit

Ish-ministri Besnik Mustafaj e ka cilësuar të çuditshëm apelimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit, nga ana e kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në ABC, Mustafaj thotë se ky është shërbimi i fundit që Alibeaj po përpiqet t’i bëjë qeverisë.

Kjo jo vetëm nuk është serioze por e dëmshme. Është energji e madhe e opozitës që harxhohet brenda vetes. Ky është shërbimi i fundit që Alibeaj po përpiqet t’i bëjë qeverisë, duke e lënë opozitën në një xhirim të madh brenda vetes. Alibeaj është jo vetëm jurist por ka njohje shumë të mirë edhe të frymës së ligjit. Ankimi i Alibeajt i çuditshëm”, tha Mustafaj.

Të fundit