Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimimi i demokratëve, Byroja mbyll dyert për mediat, Këlliçi: Keni bunkerizuar Kuvendin

Ankimimi i demokratëve, Byroja mbyll dyert për mediat,

Byroja e Kuvendit po zhvillon seancën e ankimimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga punimet e Kuvendit. Seanca do të shqyrtojë ankimet e paraqitura nga deputetët opozitarë.

Byroja ka vendosur të mos lejojë praninë e mediave në këtë mbledhje, pavarësisht kërkesës së paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Këlliçi deklaroi se PS e ka bunkerizuar Kuvendin duke akuzuar mazhorancën se janë kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.

"E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangeni transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju, me gardë, keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit", tha Këlliçi.

Të fundit