Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimuan vendimin e KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, caktohen relatorët për Berishën dhe Alibeajn

Ankimuan vendimin e KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhje,

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur sot shorti për caktimin e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Për Sali Berishën relator është zgjedhur Ilir Rusmajli. Për ankimimin e Alibeajt, i cili apeloi një vendim të KQZ-së që kërkonte firmën e Bashës në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim, relator është caktuar Koli Bele.

Kujtojmë se dje në kërkesën e tij Enkelejd Alibeaj kërkonte shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor.

KQZ shtyu vendimin për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i la 48 orë në dispozicion për plotësimin e dokumentacionit, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme është caktuar edhe relatori i ankimimit të Lëvizjes Bashkë të drejtuar nga Arlind Qori, i cili do të jetë Elvis Çefa.

Ankimuan vendimin e KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhje,

Të fundit