Flash News

Ditari i Opozitës

Anulimi i seancës plenare, 9 deputetë të opozitës letër Kuvendit: Akti i rëndë, të zhvillohet sipas Rregullores

Anulimi i seancës plenare, 9 deputetë të opozitës letër

Nëntë deputetë të opozitës i kanë drejtuar Kuvendit një shkresë ku kërkojnë zhvillimin e seancës plenare të datës 13 mars, të cilën Kuvendi e ka anuluar.

Sikurse thuhet edhe në shkresë, deputetët e Parlamentit janë njoftuar me një e-mail për anulimin e seancës plenare me argumentin se “seanca plenare e datës 13 mars, ashtu siç ishte parashikuar në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, nuk do të zhvillohet pasi deputetët do të jenë të angazhuar në veprimtari jashtë parlamentare”.

Deputetët e opozitës shkruajnë se përpos këtij njoftimi, e-maili nuk jepet asnjë detaj, asnjë referencë ligjore të ndonjë urdhëri apo vendimi.

Sipas Nenit 1, pika 12 përcaktohet se “Konferenca e Kryetarëve diskuton dhe vendos për programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe të komisioneve të tij dhe për çështje të zhvillimit të punimeve të Kuvendit në seancë plenare”.

Ky nen, sikurse shkruajnë edhe deputetët e opozitës nuk është respektuar. Ata kërkojnë që të zhvillohet seanca sipas Rregullores, pasi “Rregullorja e Kuvendit nuk e lë në dëshirën apo në vendimmarrjen e Kryetares së Kuvendit”.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit