Flash News

Ditari i Opozitës

Anulohet seanca me Vlora Hysenin te ‘Siguria’, Salianji me tone të ashpra Naços: Mos bëj gangsterin

Anulohet seanca me Vlora Hysenin te ‘Siguria’, Salianji me tone

Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate, por ka dështuar. Sot ishte planifikuar seanca me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, por seanca është anuluar.

Shkak janë bërë deputetët të cilët nuk kanë certifikatë të Sigurisë.

Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes deputeti Ervin Salianji dhe Nasip Naços. Salianji tha se ka informacione se punonjësit e SHISH janë zëvendësuar me militant dhe për këtë kërkoi sqarim nga Hyseni.

Naço ndërhyri duke i fikur mikrofonin, ndërsa Salianji vijoi me tone të ashpra.

Pjesë nga debati:

Salianji: Ka një shqetësim shumë të madh për ne, ka pasur një shpartallim institucional kur drejtohej nga drejtuesi I komanduar. Kemi pasur kontakte që drejtuesit profesionistë të SHISH janë zëvendësuar me drejtues militant, a ka një plan drejtoresha për këto? A do të zhbëjë kulturën e mosndëshkimit për punonjësit që përfshihen në korrupsion. Ne këtu e kemi detyrim në rastin kur informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh. Ju jap rastin po të doni.

Nasip Naço: Nëse do të bësh pyetje të që përmbajnë sekret shtetëror, do të ndërpres fjalën. Duhet të mësosh që në këtë vend ka ligj. Jam drejtor seance.

Salianji: Mos e prishni mbledhjen më lër të bëj pyetjen.

Naço: Je më gangsteri se të gjithë ti?

Salianji: Nuk e bën dot gangsterin!

Naço: E kupton ti që kemi të bëjmë me një sekret shtetëror?!

Salianji: T’i mund të kesh ëndërr për t’u bërë drejtor i SHISH, ëndrra ke bën vaki s’të dalin!

 

Të fundit