Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha: Pa bazë ligjore, por do ta respektoj

Apeli i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha: Pa bazë ligjore,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pas daljes nga selia blu, Berisha e cilësoi vendimin si të pajustifikuar dhe pa bazë ligjore, duke e krahasuar atë me një “pilulë elektorale” për kryeministrin Edi Rama dhe duke sulmuar SPAK-un.

Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skapi i Partisë, për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha, duke shtuar se vendimi është një dëshmi e kontrollit të plotë të SPAK-ut nga Edi Rama.

Megjithatë, Berisha theksoi se do ta respektojë vendimin, pasi çështjen tashmë e ka dërguar në Strasburg për të shtuar të dhënat e saj në dosjen ndërkombëtare.

Të fundit