Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i GJKKO e la në burg, Meta reagon nga qelia: Gjykatat, vegla qorre nën diktatin e Narkoregjimit

Apeli i GJKKO e la në burg, Meta reagon  nga qelia: Gjykatat, vegla qorre

Reagon kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e la në burg.

Në rrjetet sociale, Meta akuzon drejtësinë se është nën kontrollin e një “Narkoshteti” dhe se gjykatat janë thjesht vegla të këtij sistemi.

"Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus", shkruan Meta. 

Të fundit