Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë, Berisha: Gjykatëse mjerane! Vendim i diktuar nga Rama

Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë, Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pasi apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë ndaj tij, duke mos pranuar kështu ankimimet e dy avokatëve. 

Duke folur nga ballkoni i banesës së tij përballë mbështetësve demokratë, Berisha tha se gjykata sot mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

Miqtë e mi, sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.

Por unë jam sot me ju, nuk ndjehem kurrë i izoluar, përkundrazi ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist, më me shpresë se asnjëherë.

Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju”, tha Berisha.

Të fundit