Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i riktheu vulën Berishës, Bardhi: Nuk mendoj se është proces i ndikuar politikisht

Apeli i riktheu vulën Berishës, Bardhi: Nuk mendoj se është

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaron se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon ishte i pritshëm, pasi Gjykata e Lartë kishte caktuar të gjitha konturet.

I ftuar në News 24, Bardhi tha se ky vendim i jep fund një konflikti të stisur brenda PD-së. Bardhi tha se vendimi nuk ishte një surprizë, duhej të kishte një zgjidhje kohë më parë.

“Qytetarët presin 4 apo 5 vite në dyert e drejtësisë për një vendim të formës së prerë. Në rastin e PD-së kemi një shqyrtim me përparësi të çështjes. Një vit para zgjedhjeve kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Bardhi. Ai tha se nuk ka prova që ky proces të ketë qenë i ndikuar politikisht.

Përballë një paneli me gazetarë dhe analistë, Bardhi tha se respekton vendimet e Gjykatave duke shtuar se ka qenë një papërgjegjshmëri brenda PD-së që nuk u gjet një zgjidhje politike brenda vetes.

“Duhej të prevalonte përgjegjshmëria e secilit prej nesh”, tha Bardhi.

Bardhi tha se Gjykata e Apelit dha një vendim që duhet pranuar. “Unë pranova vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, kam dorëzuar çelësat në atë kohë të zyrës, pra unë e zbatoj vendimin e Gjykatës”, tha Bardhi.

 

Të fundit