Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i riktheu vulën PD-së, Bardhi: Njeriu më i mërzitur 48 orët e fundit në Shqipër ka qenë Rama

Apeli i riktheu vulën PD-së, Bardhi: Njeriu më i mërzitur 48

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se vendimi i Apelit ishte thjeshtë zbatim i zbërthimit që i bëri Gjykata e Lartë çështjes.

I ftuar në Syri tv, Bardhi tha se njeriu me i mërzitur pas vendimit të Apelti ka qenë Rama dhe se këtë e ka konfirmuar nga burime pranë tij.

“ Njeriu më i mërzitur 48 orët e fundit në Shqipëri, Pas vendimit të Apelit ka qenë Edi Rama. Ne nuk kishim vetëm problemin e Vulës, ne na ishte vënë në diskutim grupi parlamentar. Pra, ne na thuhej se ju jeni 50 veta, janë 7 të tjerë dhe grupi parlamentar janë këta, ju 50 do duhet t’u bindeni këtyre të 7-tëve.

Dhe rezistenca jonë bëri që ne të fitojmë legjitimitetin në Kuvend. Dhe më pas erdhi vendimi i Gjykatës së Lartë që e zgjidhi çështjen. Mua më vinin, miq të mi, që ishin me Bashën, se u thoshte Basha Gjykata e Lartë na e ka dhënë ne, dhe u thoja që mos dëgjoni çfarë thotë Basha, 3 paragrafë janë, dhe GJL e thoshte qartë, Apeli vetëm sa e ekzekutoi.”, - tha Bardhi.

Të fundit