Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i SHBA për sigurinë në Lazarat, reagon Tritan Shehu: Shpresoj të jetë lapsus, komuniteti aty mbartës i idealeve demokratike

Apeli i SHBA për sigurinë në Lazarat, reagon Tritan Shehu:

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu ka reaguar i revoltuar pas publikimit të raportit të DASH, ku apelon qytetarët amerikanë që të bëjnë kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të situatës së krimit, e konkretisht u ndalon të shkojnë në Lazarat.

Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e marijuanës”, thuhet ndër të tjera në raportin e publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Në një reagim në Facebook, Shehu shkruan se shprehet i habitur mbi këtë raport.

Sipas tij, DASH është bazuar në shpifje të qeverisë Rama, pasi komuniteti i Lazaratit është mbartës i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqësisë me ShBA.

Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Ëeb Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.

Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.

Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.

Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.

Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve”, shkruan Shehu.

Të fundit