Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli la në burg Belerin, Kaso: Vendim i pritshëm, duan ta njerrin nga politika

Apeli la në burg Belerin, Kaso: Vendim i pritshëm, duan ta njerrin nga

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Ivi Kaso tha se e priste vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 2 vite burg të fredi Belerit.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se ky është një vendim tërësisht politik, i ndikuar nga kryeministri Rama, i cili sipas Kasos, nuk synon vetëm që të fitojë qeverisjen e Himarës, por edhe largimin nga skena politike të Fredi Belerit.


Sa më takon ishte një vendim i pritshëm. Ky vendim nuk vjen si surprizë për këdo që ka ndjekur retorikën shumë të ashpër të kryeministrit. Një proces i cili pavarësisht evidencës së shumë fakteve, të mungesës së dëshmitarëve të shkeljes së çdo standardi të një procesi të rregullt ligjor. Vendimarrja e gjykatës së Apelit u tentua të merrej në një kohë rekord, që kjo histori të mbyllej para se Beleri të kishte mundësi të merrte atë votëbesim edhe në shtetin grek.

Trupa e gjyqtarëve nuk u zgjodh nëpërmjet shortit elektronik. Për mua është një vendim i cili synon që të bëjë realitet më në fund, duke i dhënë një vulë psedo-legale, është një histori ku kryeministri është zhytur shumë thellë pa na lënë mundësinë e iluzionit që mund të bënte hapa pas. Ai nuk synon vetëm bashkinë e Himarës, por edhe të nxjerrë Belerin jashtë jetës politike. Sipas ligjit të dekriminalizimit nëse nuk bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, Beleri përjashtohet nga jeta politike dhe nga mbajtja e funksioneve publike për 20 vite”,-tha Ivi Kaso.

 

 

Të fundit