Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli pranoi ankimimin e Alibeajt, Berisha: Gjykata shkroi ligjin e shtetit nën presion; Do infomojmë me hollësi SHBA

Apeli pranoi ankimimin e Alibeajt, Berisha: Gjykata shkroi ligjin e shtetit

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit, e cila pranoi  dje ankimimin e Enkelejd Alibeajt.

Berisha theksoi se ky është një revolucion që asgjë nuk e ndal, ndërsa hodhi sërish akuza ndaj gjyqtares dhe ambasadores amerikane. Ai tha se është akt individual dhe se do të informojnë SHBA-në me hollësi.

“Për sa i përket standardit një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë.

Në një presion të tmerrshëm. Kjo është e qartë që është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, mbi të cilat vlerat e lirisë qëndrojnë SHBA.

Është një akt individual, për të cilin ne do të informojmë me hollësi shtetet e bashkuara”, u shpreh Berisha. I pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës, Berisha nuk preferoi të përgjigjet.

 

Të fundit