Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli riktheu vulën, Këlliçi tregon çfarë ndodh nga tani në PD

Apeli riktheu vulën,  Këlliçi tregon çfarë ndodh

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka treguar se çfarë do të ndodhë tani në PD, pas vendimit të Apelit që riktheu vulën dhe logon në vendin që i takonte.

Në Syri tv, Këlliçi është shprehur se, PD do të vazhdojë opozitën edhe më të fortë, me denoncime të reja.

Flamuri i PD-së sot është rikthyer në shtëpi.

Çfarë ndodh nesër? Vazhdojmë punën, denoncime të reja, betejë me qeverinë, me Edi Ramën.

Sot dyshja më e shqetësuar në këtë vend nga vendimi i Gjykatës së Apelit sot është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sepse opozita e vërtetë, PD vijon betejën e saj edhe më e fortë dhe më e bashkuar’, tha Këlliçi gjatë bisedës.

Duke folur për gjyqtaret që dhanë vendimin pro demokratëve, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se, ka edhe gjyqtarë të ndershëm që zbatojnë ligjin.

Këlliçi ka falenderuar veçanërisht gjyqtarin Agron Zhukri që dha i pari vendimin pro demokratëve, edhe pse ishte nën një presion të jashtëzakonshëm.

‘Unë nuk mendoj se duhet ti fusim të gjithë gjytarët apo prokurorët me një thes. Ka përherë nevojë për të dalluar ata që abuzojnë me ligjin, detyrën, abuzojnë me funksionin publik apo me zyrtarë shtetëror dhe të tjerë që bëjnë detyrën me ndershmëri.

Sa herë jemi në protestë te bashkia e Tiranës, godas me prova kryetarin e bashkisë dhe drejtorët e korruptuar, dhe falenderoj punonjësit e thjeshtë, drejtorët e tjerë që janë të ndershën.

Gjykata thjeshtë zbatoi ligjin.

Gjyqtari që është për tu vlerësuar dhe falenderuar është Agron Zhukri, kur presioni, goditjet mediatike, lajmet e rreme të shpërndara kanë qenë të jashtëzakonshme.

Agron Zhukri zbatoi ligjin dhe ai është që ka dhënë vendimin i pari dhe kjo gjykatë sot, ka lënë në fuqi atë vendim që ka qenë i drejtë’, tha Belind Këlliçi 

Të fundit