Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Apeli shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Dënimi pa ligj, Kuvendi kthyer në çerdhe paligjshmërie
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me vendimin e marrë sot nga Gjykata e Apelit, që pezullon dënimin për përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike nga jeta parlamentare.
Bardhi tha se dënimi ishte "pa ligj" dhe se vendimi i Gjykatës konfirmon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të rikthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në punën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ai theksoi se Kuvendi, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, ka degraduar në një "çerdhe paligjshmërie", ku forca dhe arroganca shkelin Kushtetutën.
Reagimi:
Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.
Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe kurrësesi për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.
Ne presim me padurim që t’i vijë zëri për të dënuar aktin antikushtetuese, kujtdo që fajësonte me pa të drejtë opozitën dhe i kërkonte asaj që të luante rolin e vet brenda Kuvendit, ndërkohë që e vërteta ishte që opozita po pengohej me dënime PA LIGJ, me tela hekuri dhe Forca Sigurie, që të futej në Kuvend.
Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale.
Ata që PA LIGJ penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës!