Flash News

Ditari i Opozitës

Aprovuan marrëveshjen me Italinë, Bardhi: Drejtoresha e kabinetit të Ramës telefonoi anëtarët e Gj. Kushtetuese

Aprovuan marrëveshjen me Italinë, Bardhi: Drejtoresha e kabinetit

Kryetari i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar drejtoreshën e kabinetit të kryeministrit Rama se ka telefonuar çdo anëtar të Gjykatës Kushtetuese që të linin në fuqi marrëveshjen e refugjatëve me Italinë.

I ftuar në Syri tv, Bardhi tha se ka një ndërhyrje politike tek çdo anëtar i gjykatës.

‘Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, ka ndërhyrë tek çdo anëtar i Gjykatës i Kushtetuese në rastin e marrëveshjes me Italinë.

Ka një ndërhyrje politike tek çdo anëtar dhe prandaj kam bërë një reagim, dhe kam quajtur ato anëtarë që kanë votuar më së pari për të mos çuar çështjen në Strasburg dhe më pas për të mos u marrë me thelbin e marrëveshjes, por me procedurën e marrëveshjes, siç ka ndodhur kohët e fundit, i kam quajtur Vali Bizhgat e Gjykatës Kushtetuese.

Ka komunikuar me secilin prej anëtarëve të Kushtetueses, duke ju kërkuar lënien në fuqi të marrëveshjes dhe i kam denoncuar e do ta bëj sa herë do të kem informacion të besueshëm dhe sa herë të konstatoj se po shkelet ligji’, tha Gazment Bardhi

 

Të fundit