Flash News

Ditari i Opozitës

Aqif Rakipi shpallet ‘non grata’ nga SHBA, reagon i biri deputet i PS: Babai im është super i pastër

Aqif Rakipi shpallet ‘non grata’ nga SHBA, reagon i biri deputet i

Ka reaguar në një prononcim të shkurtër për mediat, Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipit i cili u shpall ‘non grata’ nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Deputeti i PS, Orlando Rakipi tha për mediat se i ati është i pastër dhe nuk ka akuza për rekorde kriminale. Po ashtu, ai tha se është i gatshëm të japë edhe dorëheqjen si deputet nëse akuzat provohen.

Orlando Rakipi: “Jam pro amerikan, babai im po ashtu, nuk e di se çfarë vendimi është bërë. S’ka ndodhur kurrë kjo gjë në familjen tonë, babai im është super i pastër, nuk ka akuza, nuk ka rekorde kriminale. Babai im nga politika ka ik për diçka, kjo është diçka skandaloze. Jam i gatshëm të lë mandatin,”, tha Rakipi.

 

Të fundit