Flash News

Ditari i Opozitës

Arben Imami për sulmin ndaj Berishës: Akt i mirëmenduar. Denoncoi aferën e Portit të Durrësit

Arben Imami për sulmin ndaj Berishës: Akt i mirëmenduar. Denoncoi

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka komentuar sulmin e djeshëm ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën e opozitës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se akti ka prapavijë politike, madje ka hedhur dyshimin se një sulm i tillë mund të ketë ndodhur edhe për shkak të denoncimeve të aferave nga Berisha.

 “Një akt i pastër dhune i mirëmenduar dhe me pasoja relativisht të rënda që fatmirësisht mbetën me aq, është e papranueshme me çdo legalitet. Një burri në moshë të Berishës nuk mund t’i qëllohet, nuk ka asnjë etikë që të lejojë që një burrë në atë moshë të goditet.

Aspekti themelor është që ngjarja ka një prapavijë politike. Duket se agresori ka qenë i përfshirë, nuk e dimë akoma, se si dhe sa ka qenë i përfshirë si informator i policisë. Kjo ndërlikon shumë pozitën e tij dhe të policisë, transparenca është e domosdoshme. Padyshim është një person që siç po raportohet ka pasur dhe akte të tjera dhune dhe është liruar dhe dyshohet që mund të ketë çrregullime. Këto nuk e justifikojnë dhe lidhen me diçka tjetër ku persona me këto problematika mund të përdoren më lehtë nga kushdo.

Shanset që ky person të jetë i përdorur janë shumë të larta. Në çdo rast është një krim që për këto arsye ka një prapavijë politike. A është Rama personalisht, janë pranë tij apo jo, është herët për të folur. Po themi që ka prapavijë politike ky rast.

Nëse ngremë një version për të kuptuar ngjarjen, Berisha është njeriu që ka goditur shumë fort aferën e Durrësit, por nuk është vetëm çështjes politike, janë përfshirë politikanë të dy partive, të PD-së së vjetër dhe PS-së. Thuhet që në tokën e shtetit do investohen 2 miliardë euro, por që nuk janë aq. Në total do jetë një pronë që do kushtojë rreth 10 miliardë euro. Grupe të caktuara që po i bëjnë këto para, Berisha ka shumë guxim që e ka denoncuar me forcë këtë gjë. Nëse për denoncimet e tij ka ardhur ky sulm atëherë Rama ka përgjegjësi sepse është i lidhur me këto afera”, tha Imami ndër tw tjera.

 

 

 

Të fundit