Flash News

Ditari i Opozitës

Ardhja e LaCivita në Shqipëri, Nallbati: Ka rënë ideja se SHBA-të nuk i duan PD-në dhe Berishën

Ardhja e LaCivita në Shqipëri, Nallbati: Ka rënë ideja se

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka komentuar angazhimin e strategut të fushatave të Donald Trump, Chris LaCivita, në zgjedhjet e 11 majit për PD-në.

Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, Nallbati u shpreh i bindur se prania e tij ka sjellë tashmë rezultate pozitive.

“Së pari, shoh entuziazëm mes demokratëve dhe një ndikim edhe te ata që kanë qenë skeptikë për PD-në. Prej kohësh ka ekzistuar ideja se Berisha dhe PD nuk janë të dëshiruar nga SHBA, por kjo tezë tashmë ka rënë. Fakti që kemi me vete kryestrategun e presidentit Trump është një mbështetje e padiskutueshme,” deklaroi Nallbati.

Të fundit