Flash News

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi flet nga SPAK: Irena Gjoka i ka kërkuar Dumanit 't’i lajë fytyrën', do certifikatë ndershmërie

Argita Malltezi flet nga SPAK: Irena Gjoka i ka kërkuar Dumanit

Argita Malltezi ka folur pas daljes nga SPAK, ku ajo deklaroi se është thirrur si person në dijeni. Malltezi tha se gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar të nisë një hetim ndaj saj për kallëzim të rremë.

Vajza e kryedemokratit u shpreh se SPAK po përdor një standard të dyfishtë pasi kallëzimet që ajo dhe Jamarbër Malltezi nuk janë marrë parasysh, por me falsifikimin e Irena Gjokës kan vendosur mbylljen e procedimin.

Malltezi: Irena Gjoka ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim për kërkesën e saj. Pyetjet e mia janë pyetje dhe çdo tentativë për të mbyllur gojën do të dështojë padyshim. Unë i jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato që nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar mesa mu lexua në ekstrakte, por për të cilat i ka kërkuar Dumanit të lajë fytyrën.

Vë në dukej standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu që shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit, në të cilën Irena Gjoka Maneku Spata kërkon të marrë certifikatën e ndershmërisë. Ka iniciuar një procedim penal. Ndërkohë që ne unë dhe Jamarbër Malltezi kemi bërë 3-4 kallëzime për çështje konkrete. Ka falsifikuar Millonai, Kraja Dumani aktet zyrtare, Millonai aktet zyrtare. Kanë thënë kanë ndryshuar ligjin ndërkohë që ligji ka ndryshuar për akte të tjera. Pra të gjitha këto kanë qenë akte falsifikimi për akte të rënda. Nuk e kanë nisur procedimin kanë vendosur mbylljen. Ndërkohë që pyetja ime në thelb ishte për kapjen e drejtësisë.

Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam, SPAK pse nuk ka pse ta tjerrë. Të thotë SPAK që nuk ekziston

U thirra si person që mund të ketë dijeni. Në parim dhe bazuar në kod SPAK ka mundësi ta zgjerojë hetimin. Pavarësisht se e ka nisur procedimin me kallëzimin e gjyqtares në fjalë, mund ta zgjerojë. Mendoj që një institucion që i shërben politikës për të burgosur liderin e opozitës. Ka ndenjur një vit në arrest pa asnjë shkelje ligjore. Pa provuar asnjë shkelje ligjore.

Të fundit