Flash News

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi: Lirimi i Sali Berishës, një hap drejt rikthimit të ligjshmërisë

Argita Malltezi: Lirimi i Sali Berishës, një hap drejt rikthimit

Nga studioja e Debatit në A2 CNN, Argita Malltezi, vajza e liderit historik të PD, Sali Berisha, e cilësoi lirimin e tij si një rivënie të drejtësisë në vend. Malltezi tha se e priste këtë vendim dhe theksoi se nuk e ka humbur asnjëherë shpresën për rikthimin e ligjshmërisë.

Sipas saj, procesi ndaj Berishës ishte rezultat i presioneve politike dhe ndërkombëtare, me qëllim goditjen e opozitës. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe lobistin George Soros për përfshirje në shpalljen non grata të Berishës, ndërsa kritikoi diplomatët amerikanë Yuri Kim dhe Gabriel Escobar për presion ndaj SPAK.

Asnjëherë nuk kam humbur shpresën për rkthimin e ligjshmërisë në vend e kam thënë që Sali Berisha do ta fitojë këtë betejë. Vendimi i sotëm kishte surprizat e tij. Berisha përmes lobimit korruptiv të Soros dhe Ramës u shpall non grata. Soros kërkonte të përcaktonte deputetët e opozitës. Escobar dhe Yuri Kim bënë presion të hapur ndaj SPAK për të filluar çështjen penale. Balla bëri një kallëzim të rremë që e kemi zbërthyer Rama urdhëroi SPAK për të marrë masa ndaj Berishës. Fillimisht kufizimi i lirisë pastaj u zëvendësua me arrest mbi bazën e një çështjeje penale që nuk ekzistonte. Ishte bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës”. 

Sipas Malltezit vendimi i arrestit shtëpiak ndaj Berishës përbënte shkelje të Kushtetutës. 

Vendimi i arrestit shtëpiak përbënte shkelje të Kushtetutës. Berisha u vu nën masa krejt ndryshe nga precedentët e tjerë. U shkel kodi i procedurës penale dhe të gjitha këto tregojnë që nuk ka pasur çështje penale, por as bazë për të vendosur arrestin. U vendos duke thënë që nuk iu bind masave të para”.

Me vendimin sotëm, thotë Malltezi, u rivu në vend drejtësia. Ajo theskon faktorët që ndikuan në këtë vendim dhe përmend qëndresën opozitare, përshkallëzimin e aksionit opozitar, por pa harruar frymën e re pas fitores së Trump.

Është një rivënie e të drejtës në vend, por askush nuk duhet të harrojë rrugën e gjatë që bëmë deri këtu. Faktor determinant ka qenë qëndresa e opozitës në këto 333 ditë, përshkallëzimi i aksionit opozitar, fryma e ndryshimit që u ndje me Donald Trump, jo si individ por si luftëtar në zmbrapsjes e rrezikshme dhe procedura në Strasburg që adresonin pretendimet që ne kemi ngritur në vijimësi dhe që janë injoruar nga gjykatat vendase”.

Të fundit