All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi: Masa ndaj Berishës ka për qëllim goditjen e opozitës, nisi si diktat politik

All - Paragraf - 1

Argita Malltezi: Masa ndaj Berishës ka për qëllim goditjen e

Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për mediat se kreu i opozitës dhe Jamarbër Malltezi po mbahen në burg pa asnjë provë dhe dëshmi, sa i përket çështjes “Partizani”.

All - Paragraf - 3

Sipas Malltezit, masa e sigurisë ndaj Berishës është një goditje ndaj opozitës. Malltezi tha se Taulant Balla ka bërë një kallëzim të rremë.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzuar dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”, deklaroi Malltezi.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit