Flash News

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi përshëndet mbështetësit e Berishës: Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj

Argita Malltezi përshëndet mbështetësit e Berishës: Nuk    

Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha, ka folur për mediat pak pasi mbështetësit e tij qëndruan poshtë banesës në mbështetje të kryedemokratit.

Malltezi përshëndeti mbështetësit e Berishës teksa theksoi se asnjë diktator nuk përballet dot me shpirtin e tyre të lirë. Ajo iu drejtua mbështetësve duke u thënë se ishin ata misionarët e kësaj beteje të nisur me regjimin e Edi Ramës.

“Ju falënderoj shumë për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj në këto ditë të para të vitit të ri. Përshëndes anëtarët e departamentit të Brain Gain, që e nisën vitin e ri, sikundër dhe ju në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë, është e vështirë dhe shumë motivuese.

Do të fitojmë padiskutim.

Asnjë diktator nuk i përballet dot, shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë, do të shtrihet në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi dhe kjo është beteja që ju do ta fitoni.

Ju do të jeni misionarët e kësaj lufte që do të kapilarizohet në të gjithë vendin. Ju falënderoj shumë dhe ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe me fitore.

Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë dhe do të shpërblejë të gjithë demokratët për luftën dhe qëndresën e tyre. Zoti është me durimtarët, prandaj është detyra jonë të durojmë këto barrikada”, u shpreh Argita.

 

Të fundit