Flash News

Ditari i Opozitës

Argita, pasardhëse e Berishës? Gazment Bardhi: Është koha për të fituar!

Argita, pasardhëse e Berishës? Gazment Bardhi: Është koha

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi, kërkoi t’i jepet fund teorive me pasardhës politikë të kryetarit Sali Berisha, qoftë edhe kur flitet për vajzën e tij, Argita Malltezi. Duke vlerësuar profilin e saj intelektual dhe profesional, Bardhi tha së është koha për të punuar dhe për të fituar zgjedhjet.

“Përsa kohë PD e ka kryetarin e saj, refuzoj të flas për teorinë e pasardhëst. Në këtë moment nuk ka vakancë në drejtimin e partisë. Kryetar i partisë është zoti Berisha. Secili prej nesh ka aq shumë punë brenda partisë, sa nuk duhet të mendojë se cili do të jetë pasardhësi i Sali Berishës, por të ketë në mendje vetëm një gjë: Se si me kryetarin e PD, zotin Berisha, PD fiton zgjedhjet 2025. Nëse ne flasim për pasardhësin është një energji e ccuar dëm dhe patjeëtr që flssim sikur do të humbim në 2025.

Ne duhet të përqendrohemi sesi me këtë strukturë, me këtë lidership , me këtë krytar, ta çojmë PD-në drejt fitores së ardhshme.”- tha Bardhi në RTSH.

Megjithëse u përpoq t’i shmanget kësaj teme, Bardhi nuk hezitoi jo vetëm të japë vlerësim maksimal për profesionalizmin e Argita Malltezit, por edhe të mbështesë hipotezën se ajo do të ishte një vlerë e shtuar brenda grupit parlamentar të PD.

Zonja Malltezi është një profesioniste e shkëlqyer, një pedagoge e së drejtës dhe ky format do të shte vlerë për PD-në, qoftë edhe si anëtare e grupit parlamneëtar të PD. Në parim, zonja Malltezi do të ishte një figurë intelektuale dhe vlerë e shtuar për PD.”- u shpreh Gazment Bardhi. 

Të fundit