Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Arrestimet e protestuesve, Lela: Shteti s’mund të futet mes qytetarit dhe zuzarit, dhe të mbrojë këtë të fundit
Alfred Lela, drejtori i Zyrës së Shtypit dhe të Komunikimit në PD, ka reaguar lidhur me arrestimit e protestuesve që u ngritën para bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit të Erion Veliajt.
Në një postim në Facebook, ku përmend anëtarë të PD të arrestuar pas protestës, Lela shkruan se shtetit nuk mund të futet mes qytetarit dhe zuzarit, e të mbrojë këtë të fundit.
Lela shkruan se policët me grada punojnë për shtetin dhe se kur vjen puna te protestat, bëhen dy herë shërbëtorë të shefave.
Postimi:
Alfred Pllumbi, Franc Kaloshi, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj janë katër të arrestuar nga Policia e puShtetit gjatë dy ditëve të fundit.
Çfarë kanë bërë? Çfarë, kë, si dhe sa, kanë dëmtuar?
Protestat te Bashkia kanë patur vetëm dhunë simbolike: kërcaska, siç i quan Hysni Gurra, mollë dhe vezë. Nëse protestuesit u kanë dhënë ndonjë shkelm patronazhistëve të futur në turmë për të provokuar apo spiunuar, u lumshin duar e këmbë. Por, shteti nuk mund të futet mes qytetarit dhe zuzarit, dhe të mbajë anën e këtij të fundit, përndryshe nuk është shtet.
Problemi tjetër janë policët, ata me grada apo ata me maska dhe armatime, që bëjnë si Rambo. Kur u bie maska, në dosjet që vijnë nga policitë e huaja, dalin se nuk janë më shumë se ‘oral jobs’ të bosëve të organizatave kriminale. Punojnë për ta nën uniformën e shtetit. Pra, janë shërbëtorë të së keqes.
Kur gjëmojnë protestuesit bëhen dy herë shërbëtorë. Punë e tyre edhe kjo, por mos të bëjnë si policë të vërtetë qe dalin në punë për interesin publik. E dimë që poshtë uniformës, përtej krekosjes, dhe te goja që lë zbuluar maska, fle një ‘orale’.