Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimet e zyrtarëve të bashkisë, Këlliçi: Veliaj iku, por modeli i tij i korrupsionit vazhdon

Arrestimet e zyrtarëve të bashkisë, Këlliçi: Veliaj

Deputeti i PD Belind Këlliçi reagon pas nisjes së hetimeve ndaj 5 zyrtarëve të bashkis se Tiranës.

Në FB, ai shkruan se largimi i Erion Veliajt nuk ka mbyllur kapitullin e abuzimeve në Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, modeli i korrupsionit 5D vazhdon të funksionojë përmes “lukunisë së drejtorëve hajdutë”, të cilët, nën drejtimin e dikurshëm të Veliajt dhe me bekimin e kryeministrit Rama, kanë shfrytëzuar edhe tragjedi njerëzore si tërmeti i 2019 për të zhvatur qytetarët.  

Postimi: 

Veliaj iku, por jo edhe modeli i tij 5D!
Lukunia e drejtorëve hajdutë në Bashkinë Tiranë duket se nuk ka fund. Nën modelin e ngritur nga Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, çdo tragjedi njerëzore kthehet në mundësi për të zhvatur qytetarët.
I tillë është rasti në Kombinat, ku me justifikimin e dëmeve nga tërmeti u ngrit në këmbë një sistem i tërë hajdut për të vlerësuar pallatet si të pabanueshëm dhe për t’i hapur rrugë lejeve të ndërtimit drejt klientëve të tyre.
Sigurisht, e gjithë kjo mbi kurrizin e banorëve të cilët e gjenin veten në dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.
Gjej rastin të përgëzoj qytetarët e Kombinatit dhe Grupin për Mbrojtjen e Kombinatit (GMK) të cilët e kundërshtuan me forcë diktimin arbitrar dhe futjen brutale të duarve qeveritare në xhepat e tyre, në shtëpitë e tyre.
Qëndresa juaj është shembull se si pushtetit të korruptuar i duhen prerë duart, para se të shkelë çdo të drejtë njerëzore e kushtetuese.
Sa për bandën e sotme, Ben Maloku, një prej yjeve të ekipit hajdut të Bashkisë Tiranë dhe i denoncuar prej meje në mënyrë permanente për më shumë se dy vite, mori atë që meritonte. Vjedhja e votave qytetarëve të Zall Herrit dhe jo vetëm, është një krim që nuk do të amnistohet kurrë.

Të fundit