Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, Gjekmarkaj: Veliaj bashkëfajtor në vjedhje

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, Gjekmarkaj: Veliaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e Vaut të Dejës, ka komentuar pasditen e kësaj të premte skandalin e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu ai u shpreh ndër të tjera se të jesh në krah të Edi Ramës, i bie të jesh bashkëfajtor në krim dhe vjedhjet.

 “Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët kur shikojnë se paraja publike vidhet? Janë vjedhur paratë e qytetarëve me aferën e inceneratorëve, janë mbi 200 mln euro që nga xhepat e qytetarëve shkojnë te xhepat e qeveritarëve.

Më vjen mirë që kemi kolegë kurajozë si Belind Këlliçi, që i corri maskën pushtetin vendor në Bashkinë e Tiranës, duke denoncuar aferën ‘5D’”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit